Manjola Nallbani: Diçka do flijonim… në emër të jetës (tekti dhe kënga)

Ec unë buzë liqenit
Buzë Drinit të lashtë
Tek valë e tij shikoj
Lisat e lartë.

Nusërojnë pemët
Në borën e bardhë
Ç’është ky liqen, që kurrë s’e kemi parë
Thonë ato, tek këndojnë.

Mes valëve që shkojnë
Flenë gurët e shtëpisë dhe çdo prag
Ndaj këngët e djepit si një mall
Me dritë mbuluar aty flenë.

U mbytën dhe vanë
Mbet në shpirt nostalgjia
Dhe unë ec e menduar
Dhe ëndërroj buzë Drinit të lashtë.

Diçka do flijonim
Në emër të jetës
Brezat që vijnë
Për ne bukur të thonë.

Dhe nuk ish e lehtë
E thjeshtë jo nuk qe
Që valët dritë ti kishte
Ky liqen të ndriçojë dhe kjo jetë.

ObserverKult


Lexo edhe:

MANJOLA NALLBANI: IK, TË LUTEM LARGOHU (TEKSTI DHE KËNGA)