Parashqevi Simaku: Nuk jam vetëm (teksti dhe kënga)

Në vitet e 80-ta, skenës muzikore iu shtua edhe një zë i veçantë, që do të vlerësohej shumë nga publiku dhe, edhe nga njohës të muzikës.

E lindur në Kavajë, Parashqevi Simaku do të mbetet ikonë e muzikës shqipe, e njohur jo vetëm për zërin e saj, por edhe për sharmin që e shfaqte në skenë.

Falë talentit të saj, ajo qysh herët filloi të bashkëpunoj me kompozitorë të njohur shqiptarë, dhe merr pjesë në shumë festivale të këngës.

Me këngën “Nuk jam vetëm” ajo mori pjesë në festivalin “Kur Vjen Pranvera” në vitin 1989. Muzikën e kësaj kënge e ka bërë Agim Krajka kurse tekstin Zhuliana Jorganxhi.

Në vazhdim po ju sjellim tekstin e këngës “Nuk jam vetëm”:

Sonte unë ndjehem vetëm në këtë natë dhe gabohem
Ti nga mungesa ime natën s’fle shqetësohesh
Nuk më ndan nga ty jo asgjë në këtë botë
Se gjithçka pa ty mua më është e kotë
Jam me ty gjithmonë sado larg të qëndrosh
Jam me ty gjithmonë se asgjë në jetë unë pa ty s’e kuptoj

Unë ndjehem vetëm në këtë natë dhe gabohem
Dhe ti, nga mungesa ime natën s’fle, shqetësohesh

Nuk më ndan nga ty jo asgjë nga kjo botë
se gjithçka pa ty mua më është e kotë
Jam me ty gjithmonë, sado larg të qëndrosh me ty unë jam

Jo, jo, mos harro se dashuria
fal shumë, por kërkon
çdo fjalë zemrave t’ia thotë
jo, jo mos harro se dashuria
veç nga ne të dy këtë e kërkon

Sonte një zog zuri vend n’shpritin tim dhe s’largohet
Pa ty, orët dhe minutat për çudi si pushtohen.

E përgatiti: A. S.- ObserverKult

——————————

Parashqevi Simaku

———————

Nga po kjo këngëtare:

Parashqevi Simaku: Sa më do kurrë s’ma the (teksti dhe kënga)