Teksti i këngës “Alo” e kënduar nga Aleksandër Gjoka
U deshëm shumë ne të dy,
dhe çdo mëngjes na gjente bashkë.
E meriton vallë dashurinë?
Nuk më rri pranë kur unë jam larg.
Por unë do të shkojë dhe po të mos vish,
se mua koha më kërkon,
s’mund ta kuptosh ti dashurinë
veç në qytetet me neon!
Dikush më tha se ti do t’vish,
s’më zuri gjumi deri vonë
i the qytetit “Lamtumirë”,
më prit më the në telefon.
“Alo, alo, alo” ty të dëgjoja,
dhe zërin tënd të ngrohtë unë pranë e doja,
s’e fsheha lumturinë dhe në çast të thashë: “Të dua!”
dhe kjo ndodh tek çdo njeri.
Në një stinë dashurie diell s’ka gjithnji,
ka dhe dimër në mes verës, edhe vjeshtë me shi,
por kur jeta thuret bukur diell ka përherë,
katër stinët zemrat bëjnë pranverë.
E dija se do t’vish!
ObserverKult
—————————
Lexo edhe:
ALEKSANDËR GJOKA: VALSI I LUMTURISË (TEKSTI DHE KËNGA)
Sa kënaqësi kur dëgjoj
Valsin tonë në këtë pranverë
Ai përsëri po na fton
Të vallëzojmë si atëherë.
Bashkë me pranverën dhe ti lulëzon
Lule plot erë që në shpirt më gjallëron.
Vals, o vals, ti jeho
Mbi të bukurin atdhe
Fushat tona i përshkon
Ku shpërthen jetë e re.
Ne një vals na bashkoi
Dhe na fali lumturinë
Tinguj sot unë dëgjoj
Dhe kujtoj prapë rininë.
Bashkë me pranverën dhe ti lulëzon
Lule plot erë që në shpirt më gjallëron.
Vals, o vals, ti jeho
Mbi të bukurin atdhe
Fushat tona i përshko
Ku shpërthen jetë e re.