Khalil Gibran: Njeriu jeton midis gëzimit dhe trishtimit…

Nga Khalil Gibran

“…Kur jeni të lumtur, vëreni në thellësi të zemrës tuaj dhe do të shikoni se andej nga ju vjen gëzimi, ju vjen edhe trishtimi.
Dhe kur jeni të trishtuar, shikoni në thellësi të zemrës suaj dhe do të vëreni se, në të vërtetë, jeni duke qarë për të njëjtën gjë që kishit qeshur.
Disa nga ju thonë se gëzimi është shumë më i madh se trishtimi.
Por, disa të tjerë thonë se trishtimi qëndron më lart se gëzimi.
Ndërsa unë ju them se të dy, edhe gëzimi edhe hidhërimi, janë të pandashëm nga njëri-tjetri.
Ata vijnë përherë së bashku. Kur njëri nga këta ulet me ju në tryezë, mbani mend se tjetri është duke fjetur në shtratin tuaj.
Pra, përherë ka një baraspeshim midis tyre, që do të thotë se njeriu jeton midis gëzimit dhe trishtimit

ObserverKult


Lexo edhe:

GIBRAN: VETËM NJERËZIT E VEGJËL PËRPIQEN TË POSHTËROJNË DHE TË ULIN TË TJERËT…

ObserverKult ua sjell disa thënie të Khalil Gibran:

Kur të jeni të trishtuar, shikoni brenda zemrës suaj e do të kuptoni se po qani për ato gjëra që dje kanë qenë kënaqësi për ju.

Dëshira është gjysma e jetës. Mospërfillja është gjysma e vdekjes.

Kur rrënjët janë të thella, nuk ka pse të kesh frikë nga era.

Dashuria që nuk përtërihet çdo ditë bëhet një zakon dhe kthehet në skllavëri.

Bukuria është amshimi që adhurohet në pasqyrë. Ne jemi amshimi e jemi edhe pasqyra…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU