Arjola Zadrima: Kam me mësue me dashtë veten ma fort se dje…

arjola zadrima:

Nëse do të më kishte shkrue
ndonji ditë veç, si ke ndje,
unë do të kisha kthye përgjigje çdo ditë
edhe pa më pytë.
Do ta kisha zgjue diellin veç me e pa ftyrën tande
tuj shndritë,
kishe me të dediku vargje në mes të natës.
A ndoshta në mes të natës
me të zgjue me njëmijë puthje.
Por tash nuk themi asgja,
dhe unë nuk andrroj ma
si me të ba të lumtun,
mësova më i përngja egos tande.
Jam lodhë, nga njerëzit, që presin
gjithçka e më shohin me zemër bosh,
jam lodhë prej dashnisë
syve të akullt,
prej frikës se po të humb, në mos sot ,nesër.
Ndaj hoqa dorë, prej një vehte të vjetër,
prej zakonit me dashtë edhe verbër
edhe vetëm.
Tash i ngjaj atij qiellit të vranët,
që kur shfryn dufin e reve
pasqyron kohë të kthjellët.
Dhe unë nesër kur të zgjohem
kam me mësue me dashtë veten
ma fort se dje,
sepse një grue mundet me të dashtë deri në qiell,
por kur sheh se aty nalt asht vetëm,
hap krahët e fluturon e lirë.
Sa bukur asht me u zgjue nadje
e me kuptue se edhe pa ty,
lind dielli edhe tash që kam
mësu me fluturu.