Në tarracën e kafenesë përditë
hedh spirancën në gotë birre dhe pret
shiun e zi të harresës
Një copë errësirë në formë të zemrës në gjoks
sikur do të eksplodon.
Ti e di
që malli i ka rrënjët thellë në kujtesë
toka ende lind lule të egra
më kot kërkon atë që humbe një herë
hiri i dashurisë së vdekur lind feniks të vdekur.
Mos vuaj
vetë vdekja është shenjë që ke jetuar
vetë jeta është shenjë që ke dashuruar
një herë në një kohë
kur engjëjt akoma jetonin
mbi supet e njerëzve.
*Kushtuar vëllait, Fadil Bajraj për ditëlindje