Mbylla sytë nga vetja të të përzë…

Nga Marsi Zefi

“Të lutem mos më lër vetëm,
Kam shumë frikë të rri pa ty…”
Se si m’u kujtua ajo këngë e vjetër,
Kaseta e Redonit, pluhurosur aty.

Sytë nga jashtë padashur çova,
Asnjë pikë në qelq s’kishte rënë.
Si Kadareja pra, s’u përmallova,
Diçka tjetër fytin ma kishte zënë.

Mbylla sytë nga vetja të të përzë,
Se kënga, poezia s’më kishin faj.
Diçka te unë peng ti kishe lënë,
Shpirtin tani, më thuaj si ta ndaj?!

Fjalët që s’ti thashë i hodha në letër,
Nuk ngjakemi me asnjë “unë e ti “.
Historia jonë na qenka krejt tjetër !
Po ç’emër paska, nëse jo dashuri!?

Ç’ndodhi atëherë, pse se pranuam,
Para ndjenjës , arsyen kishim vënë?!
Heshtëm, nuk folëm, veç e mohuam,
E sërish jetoi, por mbeti pa u thënë.

Me trishtim ia ngeca veten melodisë,
Të gjeja te ajo diçka, t’më ngjante mua.
Borxh i mbeta gjithë jetën dashurisë,
Diku midis nesh mbeti fjala “të dua”.