Moderatorja Arjola Shehu është rikthyer sërish në emisionin e saj mëngjesin e sotëm, pasi qëndroi e izoluar në shtëpi për shkak të infektimit me koronavirus. Ajo ka treguar se kjo periudhë ka qenë mjaft e vështirë për të, sidomos nga ana psikologjike. Arjola tha se simptomat e saj ishin temperatura e lartë dhe humbja e nuhatjes, por jo e shijes.
“Kishte siklete shumë të mëdha, sidomos psikologjike sepse dihet që kjo Korona, kaq e diskutuar, të rëndon. Mendon sikur çfarë do të ndodhë tani. Nuk më mbajti shumë, fillova antibiotikët dhe më kaloi temperatura 38 e pak. Antibiotikët më mbajtën vetëm tre ditë dhe pastaj gjendja ime ishte shumë e mirë. Nuk më humbi shija, vetëm nuhatja edhe më erdhi goxha vonë“, tregoi moderatorja, transmeton ‘elbasaniplus’.
Ajo ka rrëfyer se vetëm i ati nuk u prek nga COVID-19, dhe ishte ai që u sillte ilaçet në shtëpi. “Familja ka kaluar në të gjitha etapat, vetëm babi që nuk u infektua dhe fatmirësisht se ai dilte na merrte ilaçet”, tha më tej ajo.