Anulohet panairi i librit në Tiranë. Shkak bëhet koronavirusi. Lajmin e bëri të ditur grupi organizator, Shoqata e Botuesve Shqiptarë.
Panairi i librit në Tiranë anulohet për shkak të koronavirusit. Këtë e ka bërë të ditur Shoqata e Botuesve Shqiptarë, të cilët thonë se Ministria e Shëndetësisë e ka ndaluar për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së virusit.
Edicioni i 23-të i panairit të librit ishte parashikuar të zhvillohej nga data 12-15 nëntor 2020.
Të dashur kolegë botues, librarë, ekspozues, pjesëmarrës në Panairin e Librit të Tiranës, ju vëmë në dijeni që, pavarësisht gjithë interesimit tonë dhe përgatitjeve për të bërë të mundur organizimin e Panairit të 23 të Librit, sipas planifikimit më 12-15 nëntor 2020, përgjigja që erdhi sot, dt. 14.10.2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, është negative, për shkak të “rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e Covid-19 gjatë këtij aktiviteti, në situatën në të cilën ndodhemi”, thuhet në njoftim.