Vjen mbrëmja përsëri, darka afrohet,
dhe ora ime vjen, ah! ajo orë…
kur mugëtirë e saj unifikohet,
me vranësinë e shpirtit tim të gjorë,
vjen mbrëmja…
Djalosh i natës unë përherë, agimin shoh si gjë pavlerë,
me zotërinjtë e dhjamur, me kazmirët.
Unë vetëm natën adhuroj tok me ata që dashuroj,
me fukarenjtë, të shtypurit,… të mirët.
Vjen mbrëmja përsëri, darka afrohet,
atëherë nis e fishkëllej një melodi…
Si nëna, errësira më mbështjell tek shtohet,
një orë të tillë doja të vdisja, ç’ mrekulli,
vjen mbrëmja…
Djalosh i natës unë përherë, agimin shoh si gjë pavlerë,
me zotërinjtë e dhjamur, me kazmirët.
Unë vetëm natën adhuroj tok me ata që dashuroj,
me fukarenjtë, të shtypurit,… të mirët.
Vjen mbrëmja përsëri, darka afrohet,
dhe ora ime vjen, ah! ajo orë…
që mugëtirë e saj unifikohet,
me vranësinë e shpirtit tim të gjorë
vjen mbrëmja…
Shqipëroi: Arqile Garo