Tani që kthehem në shtëpi, ç’të bëj, ku të rri?

trokitjen

Vajtimi i Jamanóe Ókuras për gruan që ndërroi jetë

Sa më dhembet ajo zemra e mirë
e gruas së dashur, që erdhi nga larg
plot me gëzime e trishtime
këtu, në shtëpinë time,
për të jetuar me mua kaq pak…

Sa më vjen keq për të…
Sikur ta dija që më parë
se do t’i binte kjo e tmerrshme fatkeqësi,
te ky vend plot me blerim e hijeshi,
sa shumë gjëra do t’i kisha thënë!

Tani që kthehem në shtëpi,
ç’të bëj, ku të rri?
Sa fort të rëndë do ta kem,
te dhoma e gjumit kur të jem,
të shoh mbi shtrat nënkresën tënde…

Përktheu: Petraq Kolevica

ObserverKult

—————–

Lexo edhe:

GJERGJ MIHALLARI: TI EJA, EJA KËTË NATË…