Kandinsky: Grabitur 80 vjet më parë, trashëgimtarët duan pronësinë

Avokatët që përfaqësojnë një familje hebreje, kërkuan kthimin e një pikture të artistit rus, Wassily Kandinsky, 80 vjet pasi ajo i ishte shitur një muzeu në Hollandë.

Avokatët që veprojnë në emër të familjes Lewenstein, i thanë gjykatës në Amsterdam se, vepra e Kandinsky-t e vitit 1909, ”Painting with Houses”, iu shit muzeut lokal ”Stedelijk”, nën detyrimin e regjimit nazist.

“Piktura duhet të kthehet” – theksoi avokati Axel Hagedorn, duke shtuar se ishte një rast i qartë plaçkitjeje.

Muzeu i Artit në Amsterdam bleu ”Painting with Houses” më 1940, me një çmim që shumë më të ulët sesa vlera e pikturës.

Trashëgimtarët, gjithashtu duan ta marrin këtë pikturë që aktualisht ndodhet në Lenbachhaus, në Mynih dhe për këtë duhet të vendosë një komision gjerman për kthimin e veprave të artit.

Trashëgimtarët po kërkojnë që gjykata të rrëzojë vendimin e Komisionit Shtetëror të Kthimit, që refuzoi aplikimin e trashëgimtarëve në vitin 2018, duke thënë se interesi i muzeut qëndron mbi atë të trashëgimtarëve, transmeton ‘konica.al’.

Sipas paditësve, vendimi shkel të ashtuquajturat “Parime të Uashingtonit”, që merret me veprat e artit të plaçkitura nga nazistët.