73 vjeçari që lexon gjithë ditën si hakmarrje ndaj varfërisë që nuk e la të diplomonte

Ky është 73 vjeçari Muhamed Aziz, librashitësi me i moshuar në qytetin Rabat të Marokut. I ngelur jetim në moshën 6 vjeçare, Aziz kishte një jetesë të vështirë.

Edhe pse ishte i vendosur të diplomohej,  paratë e fituara nga puna si peshkatar, nuk i dilnin që të blente libra dhe gjësende tjera që nevojiteshin për shkollim. Në pamundësi që t’i mbulonte shpenzimet iu desh të ndërprente shkollimin dhe nuk arriti te mbaronte dot as gjimnazin.

Në moshën 15 vjeçare, në vitin e largët 1963,  ai filloi të punonte si librashitës. Kishte vetëm një tapet të shtruar nën hijen e një peme dhe 9 libra.

Sot në librarinë e tij gjenden mijëra libra, ndërsa ai vazhdon leximin, ulur te pragu i derës.
Thotë që kjo është mënyra e tij për t’u hakmarrë ndaj fëmijërisë së rëndë që kishte.

“Kam lexuar mbi 4000 libra, pra kam jetuar mbi 4000 jetë”, shprehet Azizi 72 vjec. Ai lexon gjithë ditën, dhe e ndalon leximin vetëm kur i duhet të ushqehet apo për nevoja tjera jetësore.
Aziz, për studentët bënë lirime speciale në mënyrë që edhe ata që nuk kanë buxhetin e duhur të mund të vijnë deri te libri.
Fotografia është realizuar nga Stephen Higgins për Morocco World News./

Përgatiti U.V/ ObserverKult

Lexo edhe:

VISAR ZHITI: DUKE TË DASHUR TY MERR KUPTIM ÇDO NGJARJE