Nga një motiv i huaj
Merrini të gjitha: librat e mi,
Penën, llampën, frymën e mushkrive,
Hiqni nga korniza
Peizazhet e tokës sime,
Shkulini nga mendja ime fytyrat e dashura,
Që koha nuk i fshin,
Rrëmbejini rrugët, trenat, vitrinat ;
Qëllojeni me plumba xhaketën time,
Mbytmani zërin!
Le të mos ketë për mua
As tingull kambane,
As verë,
As lundra me vela;
Po zemra ime do të rrahë si më parë
Pranë zemrës së Lirisë.
1962