Jules Laforgue: Pashtershëm

Të thuash se thellë qiejve nuk banon asnjë Ëndërrimtar,
Të thuash se në gjithë hapësirën ku pa fund ari çurgon,
Prej çdo atomi ngjitet një zë solemn
Kërkues në qiellin e zi ta zgjojë një zemër!

Të thuash se nuk dimë asgjë ! e kur gjithçka ulërin në kor.
E që megjithatë, pavarësisht ankthit universal,
Koha që shkon rrokullimë shekujsh rrëmujë,
Pa kujtesë, e përjetshme e punëtore e trishtë,

Sjellë me vete pa kthim gëlltitur në dallgët e saj
Hijnajat e martirëve, qytetet e botët,
Koha, universalja dhe e qeta rrjedhë,

Koha që nuk njeh as qëllimin, as burimin e vet,
Por takon gjithmonë diej në rendjen e saj,
rënë prej urnës blu pashtershëm !

Përktheu : Anila Xhekaliu