Qyteti i Sarandës mirëpriti këtë vit festivalin e poezisë, ku morën pjesë poetë nga shumë treva shqiptare.
Në përfundim të këtij festivali u nderua me çmimin e parë për poezinë më të mirë poetja Vojsava Nelo.
Kjo nuk është hera e parë që poetja edhe shkrimtarja Nelo fiton çmim, sepse veprat e saj të mëparshme janë vlerësuar për stilin e veçantë. Disa nga krijimet e rëndësishme të autores janë: “Muzgjet e Bostoni”, “Gërsheti i prerë” dhe “Gruaja me të zeza”.
Autorja shprehet se shpesh herë gjen frymëzimin për vargjet dhe shkrimet e saj në qytetin e saj të lindjes, Sarandën.
Poetja Vojsava Nelo po punon së fundmi dhe për një tjetër botim të cilin pret që ta botojë së shpejti. Libri i ri mban tërësisht autorësinë dhe redaktimin e saj./ATSH