Dhimitris Eleftherakis: Kur të vish…


Kur të vish
mos u përpiq të më dallosh në gjysmëterr,
dhe dritën mos e ndiz, se unë do jem i vdekur.
Barërat do ta kenë përpirë pamjen time,
dhe do të jenë jeshile dhe të errëta, si flokët e mia.
Dhe sidomos
mos u përpiq të më ringjallësh me barin e poezisë,
atje ku të vdekurit vërtiten në oda të shkretuara,
pa identitet, në një rrokullimë fjalësh mortore.

Shqipëroi: Arqile Garo

LEXO EDHE: Dhionisios Sollomos: Dëgjo ç’ëndërr, shpirt i ëmbël…