Albi Lushi: Merrma të vetmen frymë…

albi lushi ti nuk ishe me aty

Poezi nga Albi Lushi

Po deshe jetoje jetën time
Ta fal të gjithën, çdo minutë
T’i fal dhimbjet, t’i fal ëndrrat
Kurthet, makthet që frika fut.
Ta fal mallin, t’i fal brengat.

Po deshe merre jetën time
Të kuptosh se si jetohet
Ta fshish urrejtjen veç me shpresë
Ta ndjesh afshin si tërbohet
Vdekjen ta lesh jashtë të presë.

Po deshe merrma të vetmen frymë
Çdo sekond ty po ta fal
Udhë pa udhë kur malli grish
Dhe pesha supet në jerm t’i ndal,
Do m’përgjunjesh t’ma kthesh sërish!

ObserverKult

lexo edhe:

ALBI LUSHI: PA DASHURI JE THJESHT KUFOMË…

Të pashë, më pe, kur yjet binin,
Dhe sot si dje gjer natën vonë
Ne zgjuar rrinim kur engjëjt flinin
Dashurom e huaj, dashurom!

Sërish të pashë dhe ditën tjetër,
Kur dielli zbehej mbi buzë të njomë.
Ti poezi dhe unë një letër…
bjer mbi mua, dashurom!

Dikur dikush, diku më tha:
“Pa dashuri je thjesht kufomë”
Unë në jetë gjeta gjithçka…
kjo je ti, veç dashurom!

T’u dhash’ m’u dhe, kur hëna plakej
mbi ne si re, fshehur në dhomë.
Një shenjë e shenjtë drejt meje zgjatej,
prej dashurisë, ndaj dashurom!

ObserverKult

Kliko edhe:

ALBI LUSHI: TI NUK ISHE MË ATY…