Robert Ndrenika flet për ndarjen nga jeta të regjisorit Fejzo: E shihja të luante në teatër dhe e kisha zili

Aktori i njohur, artisti i merituar dhe “Nderi i Kombit” Robert Ndrenika nuk mund ta fshehë trishtimin për humbjen e regjisorit Muharrem Fejzo.

Ndrenika tregoi për “News24” se e ka njohur Fejzon që fëmijë dhe se e kishte zili teksa luante në teatër. Ai e kujton me respekt punën me regjisorin e mirënjohur.

“E njoha Fejzon që kur isha fëmijë. E shihja të luante në teatër dhe e kisha zili. Me Fejzon kam qenë te filmi ‘Kapedani’. Kujtoj me respekt punën me Muharrem Fejzon. Punova me Fejzon  edhe te ‘Fije që priten’. Humbja e Fejzos, humbje për artin. I shpreh ngushëllime familjarëve të Fejzos!”, deklaroi ndër të tjera Ndrenika./BW