Poezi nga Entela Kasi
-asht shter uji kah burimi – tha ati
e drejtoi kokën kah mali.
tash bjer e fli!
Ke sy t’ lodhun ditësh, si nana!
-tash në vatër hiri, si sytë bojë hiri të shuar
Sy më sy i shoh!
Në kornizë
-tash, një fije drite hyn kah streha
E bie në lotin tim…
ObserverKult
Lexo edhe:
ENTELA KASI: FLUTUR BOJËDHEU
Poezi nga Entela Kasi
Oh rruga jote, flutur në gojë dheu,
Krahët e tu vraga shiu të zi, breshëri të kuq si gjaku,
Që sot e var si bizhu në qafën e prerë nga plaga e stinës së ikun
Sot t’ kthehet qielli e bie mbi ty guri i themelit të hjekur si lëkurë e robinjës
Moti pat stinë, shi pranvere, aromë lulesh, fruta të pjekur,
gështenja t’ ëmbla, shegë t’ kuqe dhe portokall Mesdheu,
Sy ulliri, kurorë dafinash, pëllumba krahëbardhë,
Pat festa ku gratë e bukura pinin vere mjalti n’ kupa lare me ar,
…….
O flutur – argjile e pjekur n’ hi drurësh t’djegun
O gjamë e verbër,
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ENTELA KASI: NESËR, ANI- NESËR
Poezi nga Entela Kasi
Sundues, skllevër, mbretër,
Të tokës rrëshqitur kur bien, ashtu ngultas në asht njeriu,
Dhe qeshin, me një fashë të bardhë gojës,
Gjuhëlidhur të tjerët,
as zotërinj as shërbëtorë,
një sferë e rënë galaksisë,
një atom që endet pa lidhje me lehtësinë e përmbajtjes së vetes,
Pastaj të tjerët e tjerë,
Një ushtri bretkocash ndërkohë,
pa kohë pellgut e myshkut, në kor si i përbaltur tingull
Përmbyt, sundon, dritën.
Dhe heshtja, një gjuhë e lidhur flet në heshtje
Gjithçka që e pa syri i njeriut botës, asaj këtu ku jemi
Me shije metali nën qiellzë, shqisë me shije të baltës,
Tash miku im, bjer e fli!
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult