Janë shpallur fituesit, “Fondi të Librit me Ilustrime”. Ata janë Artur Dauti me “Letra në ishull” dhe Ormira Lulanaj “Baladë për tim atë e për vete”.
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli fituesit e “Fondit të Librit me Ilustrime”. Juria e kryesuar nga Vladimir Myrtezai dhe anëtarët Gëzim Tafa e Ylljet Aliçka, shpalli fitues Lulanaj dhe Dautin:
Ormira Lulanaj, “Baladë për tim atë e për vete”, me motivacionin: “Për natyrshmërinë zanore në tingull, elementet e zgjedhura të figuracionit poetik dhe lirshmërisë vibruese të ngjyrës. Për këtë arsye rrëfenjat e saj nuk janë direkt përshkruese e në analizë të shpjegimit të tekstit, por vijnë si një paralel ideoemocional gati të pavarura nga teksti. Kjo është një lloj veçantie që u jep karakter dhe lëkurë të personalizuar ilustrimeve të saj.”
Artur Dauti, “Letra në ishull” me motivacionin: “Për strukturën bashkëshoqëruese të vizualizimit të tekstit, duke i dhënë ritëm dhe aksion formës lëvizëse të të lexuarit. Ka një shtrat të parë e të tejrrahur në formë, duke e vendosur ilustrimin në një traditë të hershme.”./shqiptarja.com