Yllka Gashi flet pas pranimit të filmit “Zgjoi” në ‘Sundance Film Festival 2021’

Filmi “Zgjoi” (Hive), i regjisores Blerta Basholli ka shënuar suksesin e parë në arenën ndërkombëtare.

Ky film është përzgjedhur në konkurencë zyrtare kryesore në festivalin e njohur ‘Sundance Film Festival’ që do të mbahet në janar të vitit 2021 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rolin kryesor e luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera paraqiten Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami, e të tjerë, transmeton ‘rtklive’.

Pas këtij suksesi, aktorja Yllka Gashi shprehet e lumtur dhe krenare që filmi po e nisë këtë rrugëtim.

Postimi i saj në Facebook pa ndërhyrje:

Jam jashtezakonisht e lumtur dhe krenare qe filmi yne “Zgjoi” i punuar me shume dashuri, perkushtim, sakrifice e finese po fillon rrugetimin e tij ne njerin nder festivalet me prestigjioze ne bote ne Sundance Film Festival ne SHBA! Edhe me shume me gezon fakti qe filmi shtjellon nje copez jete te nje gruaje heroine e cila gjate luftes se ‘99-tes e humb burrin e saj dhe perkunder te gjitha veshtiresive e rrethanave te renda me te cilat perballet, ajo suksesshem e nderton biznesin e saj per t’i ndihmuar komunitetit te grave te veja. Ky lajm e sukses nuk na takon vetem neve qe kemi pasur fatin te punojme ne kete film por eshte hap shume domethenes edhe per industrine e filmit ne Kosove dhe per vendin tone. Kosova ka shume tregime te pa rrefyera qe bota duhet t’i degjoje. Jam e lumtur qe permes ketij filmi ne do te kemi mundesine ta tregojme nje nga to.Filmi eshte i bazuar ne ngjarje te verteta nen finesen e skenarit dhe regjise se Blerta Bashollit, i xhiruar me mjeshtrine e kameramanit Alex Bloom dhe prodhuar nga Ikone Studio me producent Yll Uka, Valon Bajgora e Agon Uka.Na prifte fati e sukseset! ❤️I am beyond words happy and proud that our movie “Hive” will begin its journey in one of the most prestigious film festivals in the world, Sundance Film Festival. Even more I am very grateful that I got to work with some extraordinary, hardworking, kind and loving people to bring to life a story about a heroic woman who lost her husband during the 1999 war in Kosova and against all odds and unpleasant circumstances she managed to successfully build her business and help out her community. The movie is based on true events and beautifully written and directed by my dear friend Blerta Basholli, through the lens of the master d.o.p Alex Bloom and produced by the most hardworking producers Ikonë StudioYll UkaValon Bajgora .This is huge news not just for us that got the pleasure to work on this movie but for our entire film industry and country. The world needs to hear our stories!