Njerëzit që nuk bëjnë asgjë, zakonisht janë të parët që kritikojnë për çdo gjë…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Ata që dashurojnë ose nuk dyshojnë asgjë ose dyshojnë gjithçka./Balzaku

Njerëzit që nuk bëjnë asgjë lodhen shpejt edhe me shoqërinë e vet./Jeremy Collier

Mos kini frikë të bëni armiq! Po nuk patët armiq, do të thotë që nuk keni bërë asgjë./Georges Clemenceau

Njerëzit që nuk bëjnë asgjë, zakonisht janë të parët që kritikojnë për çdo gjë./Charles Spurgeon

Pritja është akoma një angazhim. Të mos presësh asgjë, kjo është e tmerrshme./Cesare Pavese

Më mirë të luftojmë për diçka sesa të vdesim për asgjë./George Smith Patton

ObserverKult


thënie...

Lexo edhe:

THËNIE NGA WOODY ALLEN: JETOHET NJË HERË TË VETME E DIKUSH

ObserverKult ua sjell disa thënie të Woody Allen-it:

Më mirë frikacak për një minutë se i vdekur për gjithë jetën.

Paratë janë më të mira se varfëria, por vetëm nga pikëpamja ekonomike.

Jetohet një herë të vetme e dikush asnjëherë.

Seksi pa dashuri është një përvojë boshe, por mes përvojave boshe është më e mira.

Avantazhi i të qenit inteligjent është se mund ta bësh idiotin kurdoherë, kurse e kundërta është krejt e pamundur.

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:


THËNIE NGA GËTE: NJERIU ME VLERA NDIHET NË SIKLET KUR VLERËSOHET NGA BUDALLENJTË…

ObserverKult ua sjell disa nga thënie nga Gëte:

Sjellja është një pasqyrë ku secili shfaq imazhin e vet.

Nga të gjithë hajdutët, budallenjtë janë më të dëmshmit. Ata na vjedhin njëherësh edhe kohën edhe humorin.

Veç kush jep është i gëzuar.

Mos mendo se sheh ngaqë i mban sytë hapur.

Njeriu me vlera ndihet në siklet kur vlerësohet nga budallenjtë.

Mirësjellja është zinxhiri i artë përmes të cilit shoqëria qëndron e bashkuar.

Kur nuk zotërojmë më vetveten, na mungon çdo gjë.

Askush nuk është më skllav se ai që beson se është i lirë pa qenë.

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult