Netflix publikon filmin e fundit të aktorit të ndjerë, Chadwick Boseman

Netflix publikoi të premten atë që është filmi i fundit i aktorit, Chadwick Boseman, i cili ndërroi jetë në gusht të këtij viti, në moshën 43-vjeçare, pas një beteje me kancerin e zorrës së trashë.

Në filmin “Ma Rainey’s Black Bottom”, Boseman interpreton një trombist në vitet ’20, në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton ‘a2news.com’.

43-vjeçari u bë i famshëm me rolin e Mbretit T’Challa në filmin “Pantera e Zezë”, në vitin 2018. Këtë rol e interpretoi edhe në 3 filma të tjerë: “Captain America: Civil War”, “Avengers: Infinity War” dhe “Avengers: Endgame”.