Veprat e 121 autorëve i kthehen Galerisë së Arteve

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti bashkë me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kanë marrë pjesë në ceremoninë e bartjes së aseteve dhe vepra pamore të artit të 121 autorëve nga Hoteli “Grand” në Galerinë e Arteve.

Hoti tha që këto vepra janë pasuri shtetërore dhe pjesë e kulturës së vendit tonë. Ai shtoi që këto vepra janë ruajtur me përkushtim.

“Është moment i mirë që këto bëhen pjesë e Galerisë sonë, dhe njerëzit munden me i shiju këto asete”.

Ministrja Dumoshi tha se këto punime po kthehen në vendin ku i përkasin pra në Galerinë e Arteve.

“Sot është një ditë historike për vendin tonë, me gjithë këto punime që janë rikthyer”.

Ajo vlerësoi punën e punëtorëve të Hotel “Grandit”, Prishtina duke theksuar që këto punime kanë qëndruar për 30 vjet në këtë hapësirë, raporton EO.

Ndërsa, drejtori i AKP-së, Valon Tolaj  tha se këto asete janë ruajtur dhe mirëmbajtur gjatë gjithë kësaj kohe.