Khalil Gibran: Do të dëgjoj gjuhën e shpirtit tënd…
Me shpirtin tim do të bëj një arkëz për shpirtin tënd, me zemrën time një banesë për bukurinë tënde, me gjoksin tim një varr për brengat e tua. Do të të dua siç duan lëndinat pranverën, dhe do të jetoj brenda teje jetën e një luleje nën rrezet e diellit. Do të këndoj emrin tënd siç këndon lugina jehonën e kambanave; do të dëgjoj gjuhën e shpirtit tënd ashtu siç dëgjon plazhi historinë e valëve.