Vdiq në moshën 51-vjeçare këngëtari i njohur

Në moshën 51-vjeçare pas një sëmundje të rëndë ka vdekur këngëtari i njohur, Rifat Kida.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur motra e tij, Resmije Kida Lumani, përmes një postimi në “Facebook”.

“Miq e mi sot nga sëmundja e pashërueshme ndërroi jetë vllai im Rifat Kida ,,,,,Varrimi do të bëhet në vendlindje në fshatin Cërmjan të Dushkajës – Gjakovë”, shkroi Lumani, transmeton ‘epoka e re’.

Resmije e Rifat Kida ishin anëtarë të shoqërisë më të njohur që mbante emrin “Jahë Salihu Nivokaz”, të cilët shpejt me zërin e tyre të veçantë e këngën e tyre u bënë të famshëm gjithandej.