Thomas Kinsella: Shpejt, kur të jem në ëndërr…


Tani, ndërsa kridhem në gjumë,
Zemra ime dorëzohet
Pa realizuar asnjërën,
As poezinë, as dashurinë.

*
Kthehet sërish në dhomë
Leopardi i gjymtuar.
Mbi putra, me dritën e verdhë në sy,
Që shkon e vjen.

Qetësohu, dora ime, është i zbutur.

Shpejt, kur të jem në ëndërr, do të lëvizë
Dhe do të trazojë agimin e fundosur.

Para se të zgjohesha
Brenda hyri një grua me një lëkurë të praruar
Që u përzje me dritën.
Një aromë e fortë kopshtesh u ngjit nëpër shkallë
Dhe u venit nëpër ajrin e dylltë,
Duke e bërë të brishtë mesnatën
Dhe jastëkët e bardhë të shtratit tim
Të ngopur me një errësirë shijemolle.
I dobësuar nga dëshirat
Gjumi u thye si një pjatë
Me dekorin e një gruaje lëkurëpraruar.

Përktheu: Luljeta Lleshanaku

*Titulli i origjinalit: “Këngë nate”

LEXO EDHE: LEONARD COHEN: KY MUND TË ISHTE LIBRI IM I DASHURISË…