Nexhat Pustina: Ku do të jesh ti

Foto ilustrim

Në erë të lules ti nuk ishe
Në zanin e bylbylit ti nuk u mëshefe
Thashë me tallazet e detit t’mos vishe
Nëpër dallgë shiluem si kokërr shege
Por prapë nuk erdhe e nuk u duke
Hej lum mikja ku do të jesh
Mos u ktheve në krahë fluture
E nuk ndihesh kah po ecën?
Në majë të bjeshkës mos ke hipun
E po lahesh me lul’ e borë
O ndokush mos t’ka thithun
E t’ka futun n’krahënor?
Po a nuk e sheh si të tregoj
A nuk ke edhe në shpirt sy?
Jam tue t’përqafë e po t’shtrëngoj
Unë jam humbun krejt në ty.

LEXO EDHE: FADIL BEKTESHI: DITËN QË BESOVA SE DO VDISJA