Pas marrjes së vaksinës, flet Mira Meksi: Më keni prekur shpirtin me…

Shkrimtares dhe përkthyeses, Mira Meksi, i është mundësuar marrja e vaksinës anti-Covid jashtë radhe, pas apelit të familjarëve, miqëve dhe kolegëve të saj drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë. 

Lajmi bëhet me dije nga vet shkrimtarja përmes një postimi në rrjetet sociale. 

Ajo falënderon të gjithë, miqtë, dashamirësit, si dhe kryeministrin Rama e ministren Manastirliu, për solidaritetin e treguar.

LEXO EDHE: MIRA MEKSI NË LUFTË ME SËMUNDJEN E RËNDË, MJEKËT E NDALOJNË TË KUROHET JASHTË NËSE NUK BËN VAKSINËN ANTI-COVID

Sjellim në vëmendje që familjarë dhe miq të shkrimtares apeluan prej ditësh që ajo të vaksinohej jashtë radhe me vaksinën anti-Covid, në mënyrë që të kurohej jashtë vendit pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.

Mesazhi i plotë:

Miqtë e mi, dashamires, jeni aq shumë sa nuk jua përmend dot emrin. Por zemra ime ju njeh të gjithëve. Më keni prekur shpirtin me solidaritetin tuaj, më keni dhënë forcë dhe energji për ta përballuar sëmundjen. Ju jam përjetësisht mirënjohës. Ju uroj së pari shëndet dhe forcë njerëzore në këto kohëra të zeza! Ka dritë në fund të tunelit! Falënderoj nga zemra Kryeministrin Rama dhe Ministren Manasterliu që më mundësuan vijimin e trajtimit të mëtejshëm të sëmundjes. Zoti me të gjithë!