A asht’ ujku aty?
po du me kullotë n’livadhet e tua,
n’krojet e tua me e mbytë etjen,
n’klithmat e tua prej virgjëreshe
me u harlisë për një natë…
Ti çobanesha jeme ma nuk je
as unë delja jote e zezë, jo
po një ditë
kam me t’i mbledhë fijet e flokëve si konop,
e me e varë vetminë
që po na ha të dyve…
Ia nisi me t’vizatu keq
(e ti s’mundesh me u vizatu keq)
veç mos me m’ngjallë mendime t’ndalume
që po ma shtrydhin natën
s’kam me flejt as sonte
tuj ecë si rrugaç nëpër livadhet e tua
e tuj u mundu me ta kullotë
djersën e nxehtë n’trupin tand
veç…
a mos asht’ ujku aty?
ObserverKult
——————–
Lexo edhe: