Një nga shkrimtarët e publicistët më të mirë shqiptarë, Mid’hat Frashëri, kërkonte të nderonte mikeshën e kombit shqiptar, britaniken Edith Durham, udhëtare dhe shkrimtare e cila ka shkruar shumë për Shqipërinë. Ai ia dërgonte letrën gazetës “Përlindja e Shqipënisë” në vitin 1914, vetëm pak vite pasi Durham ishte larguar nga Shqipëria.
Letra:
Zoti drejtor i gazetës “Përlindja e Shqipënisë”, Vlorë
Lutem, të botoni këto të paka radhë:
Këtu n`Elbasan filluam të mbledhim ndihmë nga një metelik për njeri. Duam të blejmë një kalem të florinjt, që t`ia dhurojmë zonjës Edith Durham. Si një kujtim për shërbimet fisnike që i ka bërë kombit tonë me shkrimet dhe botimet e saj. Për të rrëfyer këtë mirënjohje kombi ynë, kemi dashur që edhe ndihma të jetë e popullit dhe nga ky shkak s`mbledhim më tepër se nga një metelik.
Në komisionin, që u formua për këtë ndihmë, janë z. G. Cilka, dr. Ruzhdi beu, Taq Buda dhe unë. Ndihmat bashkë me emrat e ndrihmëtarëvet, çohen n`adresë: Taqi Buda, Elbasan.
Prisni, ju lutem, të falat e mia me nder.
Mid`hat Frashëri
Elbasan, 7/20 janar 1914
“Letrat e Mid’hat Frashërit”, me personalitete të shquara shqiptare dhe te huaja cilësohen si modele te komunikimit intelektual dhe perla te mendimit atdhetar, politik, filozofik, historik, diplomatik, kritik, polemik, estetik, social, ekonomik, dashuror./fjala.al
ObserverKult
Lexo edhe:
KUR MIDHAT FRASHËRI I SHKRUANTE FRANCEZËVE: EJANI NË SHQIPËRI…
“France-Orient” ka botuar, më 10 prill 1922, në faqen n°52, një letër të Midhat Frashërit (Lumo Skendo) mbi mundësinë e eksplorimit të qymyrit të bardhë (burimeve hidroenergjitike) në Shqipëri, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Qymyri i bardhë në Shqipëri
Nuk ka asnjë ujëvarë të menaxhuar në këtë vend. Dhe për këtë arsye nuk ka turbinë ose rrota, përveçse disa mullinj të vegjël rudimentarë.
Energjia e kapur mund të përdoret menjëherë. 1 ° për ndriçim; 2 ° për industrinë e vogël (gatrat, farkat, fabrikat e tjerrjes, fabrikat e çarçafëve); 3 ° për tërheqjen (motorizimin) elektrike të rrjeteve ekzistuese hekurudhore me rrugë të vogla (linja midis Durrësit dhe Tiranës; Durrësit-Kavajës-Beratit – kjo pjesë e fundit pjesërisht e shkatërruar, por lehtësisht e riparueshme, dhe Durrësit-Shkodrës); 4 ° për industritë kimike (boksiti është shumë i përhapur në Shqipëri).
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult