Basha: Do mbështesim restaurimin e trashëgimisë kulturore

Kalaja e Beratit

Teksa e cilësoi Kalanë e Beratit si një vlerë historike të paçmueshme të këtij qyteti, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha premtoi mbështetjen për restaurimin e trashëgimisë kulturore me të gjitha format dhe mënyrat kur të vij në qeveri pas 25 prillit.

Basha tha se vlerat e kulturës dhe e monumenteve historike të vendit nuk janë ekspozuar siç duhet.
Ndërsa Basha tha se do të bëjë të mundur të marrë ndihma nga BE pёr tё mbrojtur objektet e kultit. Pasi në vendin tonë gjendet një ndër traditat mё tё zhvilluara dhe mё unike tё bashkëjetesës fetare.

“Për mua është detyrim që të mbështesim restaurimin dhe trashëgiminë kulturore me të gjitha format dhe mënyrat dhe e dyta të bëjmë shembull edhe për ata që kanë mundësi të kontribuojnë në vendin e tyre por që i pengojnë ndoshta nevojat bazike, familjare, ekonomike të kthehen dhe të kontribuojnë këtu”, tha Basha.

Mjafton tё tregojmë vullnetin tonё

“Të kthehen dhe të restaurojnë trashëgiminë kulturore shqiptare me të njëjtin pasion. Madje me më shumë pasion se ç’mund të bëjnë punën e tyre në Itali apo diku tjetër. Mirëmbajtja e tyre kthehet në një pasuri të jashtëzakonshme për qytetin. Vetëm që ne kemi patur fatin e keq mos ta ekspozonim. Madje është goditur rëndë. Në vitet 67-68 janë shkatërruar pasuri tё pakthyeshme tё kësaj trashëgimie kulturore. Në kёto kohё tё vёshtira po kujdeseni dhe po jepni kuptim dhe po jepni ekspozim kёsaj pasurie tё jashtёzakonshme”, shtoi Basha.

“Nuk ka nevojë ne qё tё harxhojmë miliona, mjafton tё tregojmë vullnetin tonё pёr tё çelur, pёr tё çkyçur ndihmën europiane pёr tё mbajtur objektet e kultit, qofshin këto kisha, xhamia, teqe sepse këtu Europa ka dhe gjen njё ndër traditat mё tё zhvilluara dhe mё unike tё bashkëjetesës dhe tё respektit tё ndёrsjelltё midis besimeve fetare. Por nё tё njëjtën kohё gjen monumente tё tilla qё bёjmё krenar çdo shqiptar”, tha Basha./shqiptarja.com

LEXO EDHE: Trashëgimia botërore: Ritualet e pranverës të arbëreshëve dorëzohen zyrtarisht në UNESCO