Çajupi: Shqiptar, mos rri, po duku, shqiptar…

mëmëdhe andon zako çajupi mban mend moj marë poezi observerkult

Shqipërin’ e mori turku,
i vu zjarr!
Shqiptar, mos rri, po duku,
shqiptar!

Mjaft punove për të tjerë,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
dhe tek heq.

Të ka bërë perëndia
luftëtar,
si s’të lodhi robëria,
shqiptar!

Erdhi dita të ngresh kokë,
të kërkosh
lirinë, bashkë me shokë
të lëftosh!

Mos bëni si keni bërë
gjer me dje,
por të lëftoni të tërë
për Atdhe.

Pesëqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhurë me këmn’ e duar
me zinxhir!…

Myslyman’ e të krishterë
jemi keq!
Të ngrihemi që të tërë,
djem e pleq!

Të ngrihemi të dëftojme
trimëri;
ja të vdesim ja të rrojme
për liri!

O moj Shqipëriz’ e dashur,
mëmedhe,
Të shoh me buzë te plasur,
si më sheh.

U shkretove anembanë,
Shqipëri,
se shqiptarët s’kanë
dashuri.

Gjithë djemtë që ke qarë
dhe mban zi,
për Morenë janë vrarë,
për Turqi!

Zhvish rrobat e robërisë,
mëmedhe,
vish armët e trimërisë
se ke ne!

*Titulli i origjinalit: “Shqipëtar”

———————–

Lexo edhe:

Çajupi: Digjem, përvëlohem se të dua shumë…

ObserverKult