75-vjetori i Zija Çelës, duartrokitet shkrimtari që nuk e humb kurrë buzëqeshjen

zija cela
Zija Çela

Ata që e njohin thonë se Zija Çela e gjen gjithnjë forcën për të kërkuar gëzimin dhe për të shkruar mbi dashurinë.

Kështu e gjetëm edhe në qendrën kombëtare të librit, të festonte 75-vjetorin. Në këtë ditë të veçantë, Zija Çela na jep një mesazh të madh: të gjejmë dashurinë përtej gjithçkaje që na duhet të kalojmë duke ndarë kështu edhe ditën e trishtë të humbjes së të birit, përkthyesit Dritan Çela.

Botuesja e tij, Irena Toçi, përmes urimit ndau me miqtë e tij konsideratën e lartë që kanë për këtë autor me të cilin bashkëpunojnë prej vitesh dhe për letërsinë e çmuar që lë ai.

“Me qindra e mijëra mësues veprën tënde e kanë busull për të edukuar fëmijët e sotëm”, deklaroi ajo. Ndonëse në kushte të vështira pandemie miqtë e radhës që u bënë pjesë e kësaj feste nuk kishin ardhur duarbosh.

Zija Çela njihet si një mësues, i mirë, si një shkrimtar, por edhe kryeredaktor që në vite e vite punë nuk rresht së përcjelli pozitivitet për të rinjtë apo ata që duan të mësojnë prej tij./a2news.com