Dritëro Agolli: A vjen me mua?

gabimi nusja nga kosova dritëro agolli poezi observerkult
Dritëro Agolli

Më rraskapitën shtigjet e vështira,
Nga rraskapitja shpesh s’më duhej jeta,
Por ishe ti, e dashura e mira,
Ndaj ndofta gjer më sot pa vdekur mbeta.

Të lidhur tok si shkronjat në një letër
S’na ndau as helm i vdekjes me shigjeta,
Po nëse vdes e shkoj në botën tjetër,
A vjen në varr me mua si Zhulieta?

ObserverKult

——————

Lexo edhe:

Dritëro Agolli: Mjegulli i dashurisë