Në Ditën Botërore të Teatrit, Teatri i qytetit Bekim Fehmiu Prizren ndau mirënjohje për artistët dhe bashkëpunëtorët që kanë kontribuar në zhvillimin e këtij teatri, e në mesin e tyre, edhe për dy ikona të Dodonës, Melihate Qena dhe Skender Latifin.
“Melihate Qena- Meli ka bërë regjinë e dhjetëra shfaqjeve për fëmijë në Dodonë dhe ka punuar në shumë teatro në Kosovë, si regjisore e shfaqjeve për fëmijë, por edhe si aktore”.
“Në anën tjetër, Skender Latifi është mjeshtëri i dritave që ka punuar pothuaj se në të gjitha teatrot në Kosovë dhe në shumë produksione të pavarura, ku kontributi dhe mjeshtëria e tij gjithmonë çmohet nga i tërë komuniteti i teatrit në Kosovë”, thuhet në një njoftim të publikuar në faqen në Facebook të Teatrit Dodona.