Nizar Qabbani: Kur të hasësh ndonjë burrë…

Si ta shpjegoj këtë mungesë të pranisë dhe mungesë të të qenit? Si mund të jem këtu… dhe atje? Si duan t’i shoh kur në botë s’ka grua veç teje?

Kur të hasësh ndonjë burrë
q’e kthen
në poezi
çdo pjesë tënden,
që thur vargje
me çdonjë nga flokt’e tu,
kur të hasësh një burrë,
që di,
bash si unë,
të të lajë e të t’stolisë
me poezi,
në gjunjë do të lutem
që pas t’i rendësh pa ngurrim,
s’ka rëndësi
nëse e imje je apo e tij
por që tashmë je e poezisë.

Përktheu: Edon Qesari


Lexo edhe:

NIZAR QABBANI: PLAGË ME DY KËMBË KAM MBETUR

Poeti sirian Nizar Qabbani, gjatë qëndrimit në Bagdad vitin 1962, u ftua të recitojë disa nga poezitë e tij gjatë festivalit të poezisë arabe.

Teksa recitonte poezitë e tij, poetit i shkojnë sytë tek një vajzë irakiene tek të njëzetat, bukuria e të cilës e dehu. Sytë e tyre u takuan disa herë, për t’ia lënë vendin zemrave më pas. Pas prezantimit të poezive të tij, Nizar Qabbani pyeti për të dhe ia mësoi dhe emrin, Belkis Ravi dhe i gjeti edhe adresën. Ajo jetonte me familjen në lagjen Adhamija, në një vilë luksoze, me pamje nga lumi Tigris.

Vajti dhe kërkoi dorën e saj, por tradita arabe sipas të cilës familja e refuzon fejesën e vajzës me djemtë që kanë flirtuar me të, bëri që i ati ta refuzojë.

Nizar Qabbani u kthye zemërthyer në Spanjë ku punonte në ambasadën siriane. Megjithatë, imazhi i fytyrës së ëmbël të Belkisës i mbeti i gdhendur thellë në kujtesë. Arriti të vendosë dhe korrespondecë me të dashurën e zemrës, sigurisht fshehurazi të atit të saj fanatik.

Pas shtatë vitesh ai u kthye përsëri në Irak për të marrë pjesë në një konkurs poezie, ku prezantoi kasiden e tij për Belkisën, e cila preku ndjenjat e dëgjuesve. Të gjithë e kuptuan se ajo i kushtohej një historie dashurie të thellë dhe ku ndër të tjera thoshte…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU