“Martesa” e Anton Çehov u vu në skenën e amfiteatrit të qytetit ‘Aleksandër Moisiu’ me regji të Driada Dervishit.
Komedia u shfaq në mjedis të hapur duke u përshtatur me kushtet e reja të pandemisë së Covid-19. Regjisorja Driada Dervishi tregon edhe arsyen pse vendosi ta rikthente në skenë veprën e dramaturgut rus.
Durrësi ofron shumë hapësira për të zhvilluar teatër në ambiente të hapura ndaj në bashkëpunim me pushtetin vendor është përgatitur kalendari që ky sezon të mos jetë vetëm turistik, por edhe kulturor./tvklan