Këngëtarja e famshme, Lady Gaga rrëfeu se ajo u përdhunua dhe mbeti shtatzanë nga një producent 20 vite më i madh kur ishte vetëm 19-vjeç.
35-vjeçarja foli për ngjarjen traumatike pa përmendur emrin e producentit, për të cilin tha se e tmerron ende sot e kësaj dite.
“Isha 19-vjeç dhe po punoja, dhe një producent më tha: “Hiqi rrobat”. Dhe unë thashë “jo”. U largova, dhe ata më thanë se do të digjnin të gjithë karrierën time. Dhe ata nuk u ndalën. Unë thjesht ngriva dhe … as që më kujtohet.”, deklaroi Gaga.
Gaga tha se kjo ngjarje e la me pasoja psikologjike shumë të mëdha derisa një psikiatër e dignostikoi me ‘Çrregullimit të Stresit Post Traumatik’.
“Kam pasur një pushim total psikotik dhe për disa vjet nuk isha e njëjta vajzë,” tha Gaga.
Gaga këmbënguli se nuk po kërkon keqardhje dhe thjesht dëshiron të tregojë historinë e saj për të ndihmuar të tjerët, transmeton ‘a2news.com’.
“Ndiej shumë turp për këtë. Si mund t’ua shpjegoj njerëzve që kam privilegj, kam para, kam pushtet dhe jam e mjerë? Si e bën këtë? Unë nuk jam këtu për të të treguar historinë time sepse dua që dikush të qajë për mua. Jam mirë. Por hap zemrën për dikë tjetër.”