Pas 26 vitesh zbulohet mashtrimi i gazetarit për intervistën me Princeshë Diana

Së fundmi është zbuluar se një gazetar i BBC-së përdori mashtrimin për të realizuar një intervistë me Princeshën Diana në të cilën ajo zbuloi detaje nga martesa e saj  me Princin Charles.

BBC realizoi hetimin, të kryesuar nga ish-gjyqtari i lartë John Dyson, në nëntor pas akuzave nga vëllai i Dianës, Charles Spencer se ai ishte mashtruar për ta prezantuar atë me gazetarin Martin Bashir, transmeton ‘lapsi.al’.

Sipas Spencer, një reporter pak i njohur, i kishte treguar deklarata false bankare dhe se dy ndihmës të vjetër po paguheshin për të dhënë informacion në lidhje me Diana-n. BBC i ka shkruar djalit të Dianës, Princ William për të kërkuar falje.

LEXO EDHE: “Diana: The Musical”, shfaq jetën e princeshës së Uellsit