Qëndro para syve të mi,
le të ta përflakin këngët e mia vështrimin.
Qëndro mes yjeve të tu dhe dritës së tyre t’ua ndez adhurimin.
Toka mbetet në pritje
në qerpikun e udhës së botës;
Qëndro në këmbë mbi mantelin e gjelbër
që ajo të shtriu para udhës;
dhe përzgjatjen e përshëndoshjes sime
le të ndjej unë ndër lulet e fushës.
Qëndro në mbrëmjen time vetmitare
ku zemra ime e vetme bën sogjë;
dhe mbushe plot kupën e vetmisë,
që ndjen në ty pafundësinë e dashurisë.
Përktheu: Elvana Zaimi