Irena Gjoni: Shtoi zot vallet

Shtojzovallet kishin epoka pa bërë vizitë
Në botën dhe jetën e njerëzve
Kurioziteti shtojzovall nisi rrugën
me fustane të bardhë antike
që ngatërronin epokat, gojëdhënat

… … …… … …… … …

Hapën sytë në frymëmarrjen e zgjuar te njëra-tjetrës
Sikur shumë bukuri, të kishin një mendje
Kujtonin rrugën nëpër ngatërrim epokash, gojëdhënash
Takim me një shpirt të vrarë
Në momentin ku i lihej i pazhdukshëm,
Një tatuazh zhgënjimi
Dhe nga dhimbja klithte me tërbim sakati

Shtojzovallet e dhimsura,
Kaq panë në botën e njerëzve
Në një vizitë, shumë më te shkurtër se rruga
Gjithçka u dukej makth ëndrre, makth drite
trupëzuar tek një flokëverdhë si shtojzovallet
Ulur në hijen e zonjave të shtëpisë
Duke thurur gërsheta tatuazhesh zhgënjimi
Të tepruara nga një natë më parë
Në pritje të “MIRËMËNGJESIT” të shtojzovalleve

Duke u ngjasuar me veten,
Me frymë i lanë trupin,
Me qerpikët e gjatë i krehën flokët,
Zërat dhe dritat ia qepën mantel,
 Duke e bërë simotrën e tyre
Nën ritmin shtojzovall:
“SHTOI ZOT VALLET”
Shtojzovallja e re kërcente
Duke argëtuar dhe tatuazhin e zhgënjimit…