“…Mos u ndjeni keq nëse dështoni. Si fillim, bëni atë që e pëlqeni dhe e keni pasion.
Ndërmerrni rreziqe dhe mos iu trembni dështimeve, sado i rëndë të jetë dështimi.
Ëndërroni shumë, por mbani mend se ëndrrat pa realizim janë thjesht ëndrra. Kështu që, ëndërroni dhe realizoni diçka çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit…
Për t’i realizuar ëndrrat, kujtoni gjithmonë se ju duhet vendosmëri dhe disiplinë. Puna e fortë jep gjithmonë rezultate pozitive. Këtë gjë bëjnë edhe personat e suksesshëm. Ata punojnë fort. Mirëpo ju mos prisni që puna më e madhe të sjellë më shumë të mira në jetën tuaj.
Jo gjithmonë mundimi dhe progresi ecin njëkohësisht…”
Denzel Washington
ObserverKult