Artan Gj. Hasani: Prej kohësh ne s’puthemi më…

artan gjysel hasani


Poezi nga Artan Gj. Hasani

prej kohësh ne të dy s’puthemi më…
përkëdhelje s’ka…as grindje…as përqafim…
dashuri nuk bëjmë e s’jemi më dashnorë…
flokëve të tu s’u vjen më era e duhanit tim…

por e zeza nuk na duket më aq e errët
dhe së fundmi dakord kemi rënë
se në pemën pa gjethe vjeshta është e tepërt
dhe ndarje do të thotë të takohesh rrallë

megjithatë ka një çast kur jemi bashkë
kur duart e mia mbi të tuat dorëzohen…
lodrojnë…fërkojnë…kërkojnë…
rrënjët atje thellë zënë e ngatërrohen
kërleshen…përleshen…
duan të shpërthejnë jashtë …
duke kujtuar duan të harrrohen…

ndërsa sytë meken dhe duart rrëfejnë
si udha hapave fundin e ecjes
në heshtje filloj të besoj përsëri
lulëzimin e gjetheve mbi lëkurë…
vesën që lind përrenj
artin e madhërishëm të prekjes…

ObserverKult

Lexo edhe:

ARTAN GJYZEL HASANI: TË PASHË NË ËNDËRR…

ARTAN GJ. HASANI: TI E PANJOHUR QË ME ZJARR MË SHKRUAN

Lexo edhe:

PYETËSORI I PRUSTIT: ARTAN GJYZEL HASANI

Artan Gj. Hasani

Pyetësorit të Prustit i përgjigjet shkrimtari Artan Gjyzel Hasani.

Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
Unë nuk besoj te lumturia, aq më pak te përkryerja e saj. Në një arsyetim ideal, lumturia e përkryer do të ishte ajo gjëndje ku njerëzit i japin mundësi njëri tjetrit të jenë vetvetja pa asnjë kusht.

Cila është frika juaj më e madhe?
Lartësitë, por jo fluturimet.

Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?
Njeriun që dua.

Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?
Asnjëri.

Cili është tipari i juaj që nuk e pëlqeni?
Gjykimi i vetes.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult