Filmi “Zgjoi” rrëmben edhe një çmim ndërkombëtar

Filmi kosovar, ‘Zgjoi’ [The Hive] ka arritur të marrë një çmim ndërkombëtar në Shkup të Maqedonisë.

Bëhet fjalë për çmimin “Golden Star Award – Best Film” në Cinedays.

Regjisorja e këtij filmi, Blerta Basholli, nëpërmjet një postimi në Facebook e bëri publik këtë lajm.

Postimi i plotë i Blerta Bashollit:

Filmi “Zgjoi” fiton çmimin “Golden Star Award – Best Film – Official Competition” në CINEDAYS, në Shkup të Maqedonisë!!!

Urime gjithë ekipit!!!

HIVE wins “Golden Star Award – Best Film – Official Competition” in Cinedays, Skopje, Macedonia.

Congrats to the whole cast and crew!!!