Artistja shqiptare, Vjollca Bajraj, jeton dhe ushtron aktivitetin e saj në Meksikë. Ajo është mjaft aktive me angazhimet e saj kinematografike, duke aktruar kryesisht në filma me temë nga vendi i origjinës.
Bajraj shprehet e emocionuar në rrjete sociale, që do të jetë pjesëmarrëse si aktore në filmin “El actor principal” (“Aktori kryesor”), i cili më 14 gusht do të paraqitet në festivalin prestigjioz “New Horizons International Film Festival” në Poloni. “Për mua ështe një eksperiencë unike e veçantë dhe një surprizë që jeta na befason nganjëherë!”, – citon Bajraj.
“E emocionuar që do të jem pjesëmarrëse si aktore në filmin “El actor principal” i cili do të merr pjesë në festivalin prestigjioz “New Horizons International Film Festival” me 14 gusht në Poloni! Për mua ështe një eksperiencë unike e veqantë dhe një surprizë që jeta na befason nganjëherë!”, shkruan ajo./diasporashqiptare.al