Tenori Ramë Lahaj ndez qirinj pas vdekjes së nënës

Tenori Ramë Lahaj ka ndezur qirinj në nderim të nënës së tij e cila ditën e shtunë ndërroi jetë.

“Natën e mirë nënë”, shkroi në Instastory Ramë Lahaj në shënimim poshtë fotografisë së të ndjerës.

Nëna e artistit Lahaj u varros dje në fshatin Lubozhdë të Istogut.

Tenori Ramë Lahaj, shkurtoi koncertin në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.

Koncerti “Ramë Lahaj&Friends”, Lahaj e ndërpreu në gjysmë pasi u njoftua për vdekjen e të ëmës.

Ramë Lahaj shkurtoi programin e koncertit, njoftoi se i vdiq e ëma

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka përgëzuar Lahajn duke thënë se përkundër lajmit të rëndë ai vazhdoi t’i këndoj jetës e atdheut të tij.

Ajo padyshim se do të ishte krenare me ty, sikurse që jemi gjithë ne“, ka theksuar Ahmeti duke ngushëlluar tenorin për humbjen e madhe.

Tenori Ramë Lahaj, përkundër lajmit të rëndë për vdekjen e nënës, vazhdoi t’i këndoj jetës e atdheut të tij

Në koncert ishin të ftuar miqtë e artistë nga më të mirët të operës.
Organizimi ishte paraparë të mbahej edhe për shkak të mërgatës duke qenë se një pjesë e madhe ndodhen në vendlindje.
Biletat ishin pa pagesë dhe interesimi i publikut ishte i madh.

ObserverKult