Parkun Kombëtar, Malin e Tomorit e gjeni 20-30 km në lindje të qytetit Berat.
Ka një sipërfaqe atraktive me rreth 4000 hektar, si destinacion për ecje, kampingje, pelegrinazhe, etj,.
Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat bën të ditur se turistë të shumtë po e vizitojnë këtë zonë.
Turistë nga Çekia, Holanda, Kroacia Sllovakia, Gjermania, Japonia e zgjedhin këtë mal për atraksion.
Bukuritë e rralla që ofron peizazhi, majat e larta, hone, lugina e bën Malin e Tomorit unik.
Maja më e lartë aty është 2416 metra, ndërkaq rruga drejt Malit të Tomorit po merr formë dita-ditës, për të shkurtuar kohën e udhëtimit./atsh
ObserverKult
Lexo edhe:
FOTO: Tyrbja e Abaz Aliut në Malin e Tomorit, pamje magjepsëse nën “vellon” e dëborës
Tyrbja e Abaz Aliut, konsiderohet një vend i shenjtë dhe i adhuruar.
Çdo fundgushti nga data 20 deri në datën 25, në këtë vend organizohet një ritual.
Është kjo një festë madhështore nga besimtarët e sektit bektashi e cila përbën festën më të rëndësishme të vitit.
Por jo vetëm nga bektashinjtë, Tomori e vizitohet edhe nga shumë njerëz të besimeve të ndryshme.
Gjithashtu, nga të apasionuarit e natyrës organizohen gjatë vitit në Malin e Tomorit hiking, ski, dhe shumë sporte të tjerë…
Mali i Tomorit është shumë i bukur edhe gjatë stinës së dimrit.
Peisazhet marrin një pamje krejt tjetër kur mbulohen me borë.
Kjo po ashtu shton vizitueshmërinë, shkaku që turistët nga vende të ndryshme të botës duan të përjetojnë diçka ndryshe nga çfarë kanë mësuar.
Në fokusin e aparateve të tyre fotografike ata mund të zënë pamje magjike me vello bore.
Natyra është mbreslënëse në Malin e Tomorit, kur mbulohet i tëri në të bardha…
Për të parë se si merr krejt tjetër pamje ky vend, mund ti shihni fotot duke klikuar KËTU
ObserverKult