Bislim Ahmetaj: S’muj me t’dashtë ma

bislim ahmetaj

Poezi nga Bislim Ahmetaj

Një mëngjes
Gushti
E mora në telefon
Të dashurën time
Dhe pa i thanë hala “Mgjes”
Ju luta me përgjërim
Ik shpejt te pema ky u pamë për herë të parë.
Aty do t’i gjesh
Të varura të gjitha puthjet tona
Ato në buzë,
Në sy, në rranza të veshëve,
Në qafë,
E deri te majat e thojve të kamës.
Po t’lutem
çou shpejt
Pa ra dielli hala
Se puthjet kan me na u tha
Gjej ashtu, të lame me vesë
Të njoma,
Të lagta
Me aromë zemre,
E frymë shpirti.
Ec,
Shko,
Ngutu,
Se unë…
S’muj me t’dashtë ma.

B.Curri, Gusht 2021

ObserverKult

LEXO EDHE:

Bislim Ahmetaj: Tiranës ju kanë tharë puthjet

Lexo edhe:

PYETËSORI I PRUSTIT: BISLIM AHMETAJ

bislim ahmetaj

Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
Dashuria, po pse jo edhe vdekja përderisa askush nuk është kthyer nga bota e përtejme!?

Cila është frika juaj më e madhe?
E panjohura, ajo bënë çudira në universin tim. Më rrudh, por edhe më nxitë të ndriçohem.

Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?
Atë që nuk e kam parë kurrë, bile asnjëri prej nesh besoj se ka parë,  por gjithsesi shumica jonë e ka perceptuar dhe adhuruar. Nëqoftëse  është “person” ZOTI, unë e adhuroj atë. Dhe adhurimin për ZOTIN e kam thënë edhe në intervista të tjera e kam dhuratë nga nëna ime që e ka besuar fshehurazi dhe në kohë të liga.

Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?
Nga personalitetet politike, por jo vetëm, do të doja ta identifikoja vetën me Ibrahim Rugovën, në  botën e poezisë dhe të prozës së shkurtër do të lakmoja  të identifikohesha me Martin Camajn, në publicistikë dhe në replikat e  drejtpërdrejta dhe menefregistë do ma kishte ënda të identifikohesha  me Faik Konicën. Me këto personalitete  kombëtare po kufizohem sepse janë po aq universale sa të huajt që mund t’i perifrazoj.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult